09:42 / E Mërkurë, 09 Maj 2018 / indeksADMonline

Kjo është arsyeja pse karateistëve kosovarë iu ndalua hyrja në Serbi (Foto)

Serbia sot ndaloi në kufi karateistët e Përfaqësueses së Kosovës.

Karateistët e Kosovës sot në mëngjes u nisen drejtë Serbisë, por ata u ndaluan nga policia serbe në hyrje të kufirit në Merdarë, shkruan IndeksOnline.

Sipas medieve në Serbi, Kosova kishte lejen për të hyrë në territorin e saj, por vetëm me një kusht!

Ata kërkuan nga sportistët që të garojnë pa simbole shtetërore dhe të vijnë vetëm me logo të Federatës Europiane të Karatesë.

“Kosova nuk do të lejohet të garojë në Kampionatin Europian me simbole të shtetit të “vetëshpallur”, por ekskluzivisht nën-flamurin e Federatës Europiane të Karatesë”, shkruhet në njoftimin e Federatës së Serbisë.

Edhe pse Kosova nuk do të merr pjesë në këtë kompeticion, pritet që pas Europianit, të merret një vendim nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar./IndeksOnline/