16:25 / E Enjte, 28 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Klopp flet për transferimin e Van Dijk: Ne nuk bëjmë çmimet, tregu i bën ato!

Jurgen Klopp ka folur për transferimin e Virgil van Dijk dhe shumën marramendëse deri në 75 milionë funta.

Trajneri i Liverpoolit mendon se çmimi ka pak rëndësi, me rëndësi është një blerje e madhe dhe qëlluar, transmeton IndeksOnline.

“Njerëzit mund të mendojnë çfarëdo, “wow çfarë shume”, por për mua nuk është interesante, ne nuk bëjmë çmimet, tregu i bën ato. Tifozët e Liverpoolit duhet ta harrojnë këtë”, ka thënë Klopp.

Van Dijk u largua nga Southamptoni duke u zyrtarizua si futbollist i Liverpoolit. Ai do të ketë të drejtë loje që nga 1 janari, ku skuadra e “The Reds” do të luaj me Burnleyn në Premierligë./IndeksOnline/