08:14 / E Enjte, 05 Prill 2018 / indeksADMonline

Klopp: Humbëm Salahun, as unë nuk e prisja rezultatin

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka folur pas ndeshjes së mbrëmshme, ku skuadra e tij mposhti Manchester Cityn me rezultat 3-0, me golat e shënuar në pjesën e parë.

Megjithatë kjo fitore është e hidhur pasi që Reds kanë humbur Mohomad Salah pas një lëndimi në pjesën e dytë edhe pse ende nuk dihet nëse është diçka serioze.

Trajneri e ka konfirmuar lëndimin dhe ka folur gjithashtu rreth ndeshjes së mbrëmshme dhe asaj të kthimit që do të luhet në Ettihad.

“Kemi humbur një lojtar për shkak të lëndimit (Salahun), si dhe kapitenin për shkak të kartonit të verdhë dhe kjo nuk është ndjenjë e mirë. Salah më tha se ndjehet mirë, por duhet të shohim edhe njëherë këtë”, ka thënë Klopp.

“Pjesa e parë ishte afër perfeksionit, por ndeshja e kthimit kërkon edhe më shumë energji. Rezultati nuk ishte ajo çfarë kemi pritur, por duhej të luanim më tepër futboll në pjesën e dytë. Ata nuk patën shumë raste, por ne nuk luajtëm aq shumë futboll. Tani është vetëm pjesa e parë”, ka deklaruar gjermani. /IndeksOnline/

 

Temat: