15:00 / E Diele, 21 Janar 2018 / indeksADMonline

Klopp: Marre për Sanchez, këtë s’do ta bënte asnjë lojtar i Liverpoolit

Jurgen Klopp ka dhënë mendimin e tij në lidhje me transferimin e mundshëm (pothuajse i sigurt) të Alexis Sanchez te Manchester United dhe ka thënë se ai nuk do ta shiste kurrë një lojtar të tijin te një ekip rival në mes të sezonit.

“Asnjë lojtar i Liverpool nuk do ta bënte këtë dhe jo sepse e themi ne, por për shkak të përkushtimit ndaj klubit. Asnjë nuk do të transferohej te një skuadër tjetër e Premier League gjatë sezonit. Jam i bindur për këtë. Është e pamundur”.

Në lidhje me Liverpool, që të hënën në mbrëmje do të luajë të kundër Sëansea-s, Klopp ka thënë: “Po punojmë në drejtimin e duhur. E di mirë se jemi shumë larg të qenit perfekt, por jemi në rrugën e duhur”.

Temat: