Klopp: Shaqiri ishte i jashtëzakonshëm
Shfaqja e Xherdan Shaqirit në ndeshjen kundër Southamptonit e ka lënë pa fjalë trajnerin e Liverpoolit, Jurgen Klopp.
Futbollisti i lindur në Gjilan pati një paraqitje shumë të mirë në ndeshjen e parë si startues në Premierligë me fanellën e Liverpoolit, shkruan indeksonline.
“Ai ishte shumë me ndikim në dy gola, ishte shumë i mirë. Dhe Joel (Matip) nuk është keq! Ndihmoi, kjo është e mirë”, tha trajneri i Liverpoolit.
“Dhe është mirë që të dimë se ne mund të bëjmë ndryshime dhe të fitojmë. Ne e dinim më parë, por ndonjëherë ju duhet ta provoni dhe kjo është ajo që kemi bërë”, shtoi Klopp.
Xherdan Shaqiri është duke u aktivizuar pothuajse në të gjitha ndeshjet e Liverpoolit si në Premierligë ashtu edhe në Champions. /IndeksOnline/