08:30 / E Enjte, 27 Shtator 2018

Klopp tregon mosmarrëveshjet me Shaqirin në fund të ndeshjes

Jurgen Klopp ka konfirmuar mosmarrëveshjen e tij me Xherdan Shaqiri ishte mbi një goditje të lirë në fund të ndeshjes.

Liverpool u eliminua nga Kupa Carabao të mërkurën mbrëma pas humbjes 2-1 ndaj Chelseat në Anfield, shkruan indeksonline.

Pas përfundimit të ndeshjes, kamerat televizive treguan një moment që Klopp nuk pajtohet me Shaqirin në fushë, raporton Liverpool Echo.

Dhe bosi i Reds ka zbuluar se po diskutohej për një goditje të lirë, që besonte se mund të luhej ndryshe, ndërsa skuadra e tij kërkonte për një barazim.

“Kam folur për një goditje të lirë në fund”, tha Klopp. “Mo ishte duke qëndruar i lirë dhe një grumbull e tërë lojtarësh ishin në një drejtim ku ne gjuajtëm topin”.

“Nëse ai mund të kishte luajtur me Salahun në një situatë të një-në-një në minutën e fundit të lojës, nuk do të ishte shumë e keqe. Ishte vetëm për goditje të lirë, asgjë tjetër”, ka thënë Klopp. /IndeksOnline/

Temat: