22:48 / E Hënë, 08 Tetor 2018 / indeksADMonline

Kombëtarja U-19 udhëtoi për Hungari

Kombëtarja U-19 sot ka udhëtuar drejt Hungarisë ku do të marrë pjesë në turneun kualifikues për kampionatin evropian.

Prej datë 5 tetor futbollistët e Kombëtares U-19 ishin grumbulluar në Prishtinë për tu përgatitur sa më mirë për ndeshjet parakualifikuese.

Kombëtarja U-19 ndeshjen e parë do ta zhvillojë më 10 tetor kundër Austrisë, ndërkaq më 13 tetor do ta zhvillojë me nikoqirin Hungarinë dhe më 16 tetor e përmbyllin turin me ndeshjen kundër Sllovenisë.

Sipas fjalëve të menaxherit të ekipit Rinor Havolli ekspedita ka arritur në Hungari dhe janë vendosur në hotel./IndeksOnline/

Temat: