15:10 / E Martë, 06 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Kompania ajrore nuk lejon më bagazhe, kjo është ideja brilante e këtij të riu për të futur gjëra brenda aeroplanit

“RyanAir” ka marr një vendim të ri për bagazhet e dorës, duke mos lejuar të tilla përveç çantave të vogla.

Le Cimino, 30 vjeçar ka rezervuar një fluturim për në Belfest, vetëm për të parë se si po zbatohet ky vendim dhe po ashtu të “mashtroj” kompaninë.

“RyanAir” përveç çantës që shkon në brenda në aeroplan , duke mos lejuar të tjera brenda kabinës.

Si duket, kjo e ka bezdisur këtë pasagjer i cili ka vendosur që të “luaj” pak me kompaninë, ashtu sikurse thotë ai, ka luajtur ajo me paratë e udhëtarëve. Pasi që ata që dëshirojnë të marrin bagazh brenda kabinës duhet të paguajnë ekstra.

Ideja e tij ishte të qepte një palltoje, brenda së cilës do të fuste rrobat dhe në fund ta vishte atë. Kostoja e qepjes së kësaj palltoje arrinte në 25 funta.  Palltoja kishte zënë shumë rroba dhe po ashtu një palë këpucë.

Ai arriti që të futet brenda aeroplanit bashkë me pallton dhe rrobat, pa paguar asgjë shtesë./Indeksonline/