20:12 / E Mërkurë, 12 Shtator 2018 / indeksADMonline

Komuna e Pejës fare nuk kursen. Një renovim i thjeshtë i kushton mbi 121 mijë euro

Komuna e Pejës fare nuk po kursen, aq më tepër kur bëhet fjalë për investime në Palestra Sportive.

Kështu, vetëm ndërrimi i parketit në Palestrën e Sporteve në Karagaq, kësaj komune i ka kushtuar hiç më pak se 121 mijë e 788 euro, shkruan Indeksonline.

Kontratë me N.T “Sporting”, është nënshkruar më 27 gusht të muajit të kaluar.

I pari i kësaj komune, Gazmend Muhaxheri duket të jetë një sportdashës, përndryshe nuk do të bënte një investim kaq marramendës. /Indeksonline/