08:32 / E Martë, 27 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Komuna e Prishtinës jep detajet rreth pagesës së mbeturinave

Në kuadër të reformës për menaxhimin e mbeturinave, Komuna e Prishtinës ka filluar ta bëjë edhe faturimin për këtë shërbim. Si rrjedhojë, qytetarët do të pranojnë faturat e mbeturinave në shtëpitë e tyre një herë në tre muaj. Këto fatura mund të paguhen në sportelet e komunën, në pikat e Postës së Kosovës (pa provizion), si dhe në bankat komerciale. (http://prishtinaonline.com/prishtina-e-paster )

Për borxhet e vjetra që janë grumbulluar, qytetarët duhet të drejtohen ne kompaninë “Pastrimi”.

Nëse nuk paguhen 3 këste të njëpasnjëshme, Komuna aplikon masa administrative ndaluese për shërbimet që ofrohen në drejtoritë si në vijim:

–          Drejtoria e Kadastrit

–          Drejtoria e Urbanizmit, Ndërtimit dhe Mbrojtjes së Mjedisit

–          Drejtoria për Shërbime Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim

–          Drejtoria e Financave

–          Drejtoria e Pronës

–          Drejtoria e Inspekcionit

–          Zyra e Prokurimit

Për çdo paqartësi, mund të shkruani në adresën mbeturinat.pr@rks-gov.net

Në linkun në vijim, mund ta shkarkoni online faturën tuaj: https://prishtina.smm-ks.com/public/