15:52 / E Diele, 31 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Komuna e Prishtinës organizon në sheshin “Zahir Pajaziti” pritjen e Vitit të Ri (Foto)

Komuna e Prishtinës me rastin e ndërrimit të viteve sot në sheshin “Zahir Pajaziti” do të organizojë pritjen e Vitit të Ri.

Në këtë eviniment do të ketë edhe muzikë që fillon nga ora 21:00, ku në vijim do të bëhen të ditur edhe artistët, po ashtu në këto momente festive do të ketë pije, ushqim si dhe fishekzjarre, transmeton Indeksonline.

Me këtë rast, i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka ftuar qytetarët përmes një shkrimi në Facebook që Vitin e Ri ta presin në shesh.

#PriteNshesh me shoqni, pije, ushqim, fishekzjarre edhe 4 super bendet tona, ka shkruar Ahmeti në Facebook./Indeksonline/