75 Mall Live Search
09:14 / E Enjte, 16 Janar 2025 / G T

Konfirmohet: Armando Broja kthehet në Chelsea, mungon 10-12 javë nga lëndimi

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja, pritet të rikthehet në Chelsea gjatë këtyre ditëve.

Ky kthim i hershëm i Brojës te blutë e Londrës ka të bëjë me lëndimin që pësoi ylli “kuqezi” ditë më parë, shkruan Indeksonline

Lajmin e konfirmoi edhe trajneri David Moyes pas ndeshjes së mbrëmshme ndaj Aston Villas.

Image

“Ne mendojmë se ai do jetë jashtë fushave për më shumë se 10 apo 12 javë. Janë ligamentet e kyçit të këmbës. Kjo do të thotë se ai ndoshta do të rikteheht te Chelsea”, u shpreh David Moyes.

23-vjeçari me Evertonin ka arritur t’i zhvillojë vetëm gjashtë ndeshje (jo si startues).

Kujtojmë se sulmuesi shqiptar me blutë e Londrës ka kontratë deri në vitin 2028. Ai do të rikuperohet në Cobham dhe me shpresë të madhe do jetë i gatshëm për ndeshjet e muajit mars me Kombëtaren e Shqipërisë./Indeksonline/