15:56 / E Diele, 31 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Konfirmohet: Ja sa do të mungoj Gabriel Jesus (Foto)

Gabriel Jesus ka pësuar një lëndim të ri në përballjen kundër Crystal Palaces. Sulmuesi brazilian u lëndua gjatë pjesës së parë, shkruan IndeksOnline.

Pep Guardiola pas ndeshjes tha se lëndimi i sulmuesit është serioz dhe lojtari pritet t’i mungoj 1 apo 2 muaj.

Lëndim në këtë takim pësoi edhe Kevin De Bryne, por mediat britanike thonë se belgu është në gjendje të mirë.

Takimi mes Crystalit dhe Cityt u mbyll me rezultat të barabartë 0 me 0. /IndeksOnline/