11:00 / E Mërkurë, 07 Mars 2018 / indeksADMonline

Konfirmohet nga Leicesteri: Faqja e Mahrezit është e hakuar (Foto)

Një post që “çmendi” shumë tifozë të futbollit del të jetë i hakuar. Lojtari më i mirë në Premierligë për sezonin 2015/16, Riyad Mahrez bëri një postim në rrjetet sociale kinse është pensionuar nga futbolli për shkak të rekomandimit të mjekut.

Megjithatë për “Indepedente” klubi anglez, Leicester City e ka konfirmuar se Facebooku i algjerianit është hakuar dhe po punohet që postimi i tij të fshihet, transmeton IndeksOnline.

Në postimin e Mahrezit shkruante: “Pas konsultimit të fundit me shumë mjekë, unë kam vendosur të qëndroj larg nga futbolli”.

I shumë kërkuari nga top-klubet europiane do të jetë i gatshëm për ndeshjen e fundjavës kundër West Bromwichit./IndeksOnline/