18:33 / E Shtunë, 14 Korrik 2018 / indeksADMonline

Kosova mposhtet nga Gjeorgjia, koha shtesë përcaktoi fituesin

Ndeshja e parë e Kosovës në kampionatin Evropian U20, Divizioni B në basketboll ishte ajo me Gjeorgjinë, në kuadër të Grupit D, ku bëjnë pjesë edhe Polonia, Finlanda dhe Portugalia.Gjeorgjia kishte humbur dje nga Polonia në ndeshjen e parë dhe atë në sekondë ne fundit me një pikë dallim, mirëpo, në takimin e sotëm pati start të shkëlqyeshëm duke e hapur lojën me epërsi 12:3 dhe duke e përfunduar çerekun e parë 21:14.

Gjerogjia ishte në epërsi edhe pas pjesës së parë të ndeshjes me rezultat 36:31, dhe Kosova u kthye në lojë vetëm në çerekun e tretë, duke e ngushtuar epërsinë e Gjeorgjisë, madje edhe për një kohë kaloi në epërsi pasi Muhamedali Janjeva shënoi 8 pikë të njëpasnjëshme.

Mirëpo, përqendrimi i ulët nga vija e gjuajtjeve të lira dhe në mbrojtje, pamundësonin që Kosova të krijojë epërsi më të madhe dhe ekipet në dy minutat e fundit hynë me rezultat 66:66.Për dy minuta, ekipet arritën vetëm një shënim nga loja dhe koha e rregullt përfundoi 68:68, duke bërë që fituesi të përcaktohet pas pesë minutave shtesë.

Edhe në këtë periudhë, rezultati ishte i ngushtë dhe Kosova kishte një pikë epërsi në minutën e fundit, por basketbollistët tanë huqin në dy aksione dhe “ranë” dy herë në mbrojtje, Gjeorgjia bëri mini seri 5:0, dhe në fund fitoi 81:77.

Përndryshe në këtë ndeshje Kosova Kosova huqi 15 gjuajtje të lira (16/31) dhe në sulm u mbështet në gjuajtje nga distanca duke tentuar jo më pak se 33 herë për treshe gjatë ndeshjes, ndonëse vetëm 9 tentime ishin të suksesshme.Lojtari më i mirë i Kosovës, në takimin mu mungoi Dardan Kapiti për shkak të lëndimit ishte Muhamedali Janjeva me 24 pikë dhe 5 kërcime.Në ndeshjen e ardhshme, Kosova do të takohet nesër me Finlandën.