10:56 / E Enjte, 13 Shtator 2018 / indeksADMonline

Kosova sonte pret Maqedoninë për kualifikimet e Eurobasketit 2021

Kombëtarja e Kosovës në Basketboll sonte fillon fazën e dytë të kualifikimeve për Eurobasket 2021.

Skuadra e drejtuar nga Damir Mulaomerovic e pret Maqedoninë në ndeshjen që do të zhvillohet në Pallatin e Rinisë në Prishtinë duke filluar nga ora 20:30.

12-shja finale që do të jetë sot në përballjen e Maqedonisë janë si më poshtë.

Mirza Ahmetbasic, Erjon Kastrati, Dardan Berisha, Leonard Mekaj, Valon Bunjaku, Scott Bamforth, Rron Ukaj, Ergin Grosha, Lis Shoshi, Fisnik Rugova, Alban Veseli dhe Gëzim Morina.