23:01 / E Enjte, 15 Mars 2018 / indeksADMonline

Kosovari dërgon Salzburgin në çerekfinale, befasohet Lyoni (Video)

Skuadra e Salzburgut është kualifikuar për në çerekfinale të Europa Ligës.

Klubi austriak eliminoi Borussian e Dortmundit fal fitores javën e kaluar në “Iduna Park” me rezultat 2-1, shkruan IndeksOnline.

Ndeshja e kthimit (ajo e sotshmja) u mbyll me rezultat të barabartë 0 me 0.

Kujtojmë se dy golat për ekipin e Salzburgut javën e kaluar i shënoi kosovari, Valon Berisha.

Kualifikimin tutje e ka siguruar edhe skuadra e CKSA Moskës e cila befasoi Lyonin, duke mposhtur në shtëpi me rezultat 2-3 (3-3, rezultati i përgjithshëm)./IndeksOnline/