09:47 / E Martë, 19 Qershor 2018 / indeksADMonline

Krisë boksi në Rusi, sulmohen tifozët e Polonisë (Video)

Gjatë ditës së djeshme (e hënë), ka pasur një përleshje mes tifozëve të Polonisë dhe atyre rus.

Sipas informacioneve jo zyrtare nga mediat në Serbi, derisa tifozët polak ishin duke shëtitur nëpër rrugët e Moskës, një grup i vogël huliganësh, apo tifozë të Dinamo Moskës, sulmuan mysafirët në sytë e shumë qytetarëve në mesin e të cilëve kishin gra dhe fëmijë.

Tifozët që kanë ardhur nga Polonia janë kryesisht tifozë të klubeve më të forta në këtë vend; Legia, Gornik dhe Jarslava.

Kujtojmë që Polonia luan sonte nga ora 17:00, ndaj Senegalit./IndeksOnline/