12:33 / E Enjte, 01 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Kryeministri Haradinaj merr vizën e Anglisë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj është pajisur sot me vizë të Britanisë së Madhe.

Burimet e Indeksonline kanë konfirmuar se kryeministri Haradinaj ka pranuar pasaportën bashkë me vizën e kërkuar prej ambasadës së Anglisë.

Ndonëse mediat kishin raportuar se Haradinajt i është refuzuar viza, një gjë e tillë doli të jetë spekulim mediatik.

Ndërkohë Haradinaj është në procedurë edhe për marrjen e vizës nga Shtet e Bashkuara të Amerikës dhe për këtë ende nuk ka marr përgjigje./Indeksonline/