13:40 / E Premte, 06 Tetor 2017 / indeksADMonline

Kujt i thotë Sasa, “oh po i mirë…”

Aktorja e mirënjohur Adriana Matoshi ka fituar edhe më tepër zemrat e publikut me rolin e saj të Sasës në serialin “Oh sa mirë”.

Batuat e saj dhe frazat që përdorë, janë bërë shumë të famshme në rrjetet sociale, shkruan rtv21.tv

Por, të gjithë duan të dinë diçka më tepër rreth jetës private të aktores, e cila tregohet pak e rezervuar në këtë aspekt.Duket se ajo ka ‘simpati’ për një mashkull, të paktën kështu e shpreh përmes një fotografie që ka publikuar në Instastory të menaxherit të Dafina Zeqiri dhe KAOS-ave, Pëllumb Çitakut.

“Oh po i mire oj nane”, ka shkruar Adriana sipër fotografisë.

Edhe Pëllumbi e publikoi një fotografi bashkë me aktoren në të cilën shkroi “Po mire uoj nane”.