20:43 / E Premte, 19 Tetor 2018 / indeksADMonline

Kush është fëmiu që Valverde e mori me Barcën për ndeshjen me Sevillën

Juan Brandáriz Movilla i njohur si Chumi është emri befasues që Ernesto Valverde e ka futur në listën e Barcelonës për ndeshjen me Sevillën.

Në mungesë të Umtiti e Vermaelen, Valvderde vendosi në fund që Chumi të jetë alternativë për skuadrën.

Chumi është vetëm 19 vjeçar, luan si qendërmbrojtës, shquhet për forcën fizike dhe gjatësi prej 186 centimetrash.

Djaloshi spanjoll ishte pjesë e të rinjve katalonas në suksesin ku të rinjët e Barcës e fituan Ligën e Kampionëve për të ri.

Chumi pritet të jetë rezervist ndaj Sevillës, por që nuk përjashtohet aktivizimi i tij, varësisht prej rezultatit./Indeksonline/