09:04 / E Martë, 03 Korrik 2018 / indeksADMonline

Ky është gjesti i shkëlqyeshëm i Japonisë, shikoni si e pastruan dhomën e zhveshjes (Foto)

Kombëtarja e Japonisë u eliminua nga faza e 1/8 së finales në Kampionatin Botëror “Rusi 2018”.

“Samurajët” u eliminuan nga Belgjika, pas humbjes 2 me 3, shkruan IndeksOnline.

Pavarësisht humbjes në minutat e fundit, futbollistët e Japonisë bën një gjest të shkëlqyeshëm në dhomat e zhveshjes. Ata pastruan gjithë dhomën, para se të largohen nga stadiumi.

Po ashtu ata lanë një shkrim në gjuhën ruse, që do të thotë “Faleminderit”.

Nuk ishin vetëm futbollistët që bën këtë gjë. Pas përfundimit të ndeshjes, shumica e tifozëve japonez qëndruan në stadium duke pastruar atë.

Kujtojmë që Japonia u eliminua nga faza e 1/8 së finales./IndeksOnline/