Labi e merr nusen me tren, shikoni se kush janë dasmorët (Foto)
Moderatori i njohur i ekraneve tona, Labinot Gashi, sot (e diel) martohet me partneren e tij, Qëndresa Bajrami.
Natyrisht se të ftuar në dasmën e tij janë shumë personazhe të njohura të skenës, të cilët do ta nderojnë prezantuesin kur kihet parasysh shoqërimi i tyre prej kohësh.
“Emocione, emocione si motra për vëlla. Urime ditëlindjen dhe jetën e re së bashku me këtë princeshë që kë për krahu”.
“Shëndet dashuri e bebusha plot”, ka shkruar Big Mama pranë një fotografie të dhëndrit dhe nuses.
Si në të gjitha dasmat tradicionale shqiptare, nuk kanë munguar edhe tupanët edhe në dasmën e moderatorit të njohur.
Më poshtë, mund t’i shihni disa fotografi të yjeve të skenës, si edhe të dhëndrit e nuses që janë publikuar në rrjetet sociale. /Telegrafi/
Disa prej të pranishmëve në dasmën e Labit (InstaStory/Big Mama)