12:13 / E Hënë, 03 Shtator 2018 / indeksADMonline

Labinot Tahiri jep dorëheqje nga AKR-ja

Deputeti i AKR-së Labinot Tahiri ka dhënë dorëheqje nga grupi i AKR-së duke paraqitur kërkesë për të qenë deputet i pavarur.

Kallxo.com ka parë një e mail që deputeti i ka drejtuar sekretarit të Kuvendit ku shkruhet se ai ofron dorëheqjen.

Në dokument shkruhet se sekretari i ka kthyer përgjigje duke e njoftuar se kërkesën për dorëheqje duhet ta dorëzojë te Kryetari i Kuvendit.

Deputeti Tahiri është pyetur për këtë çështje.

“Nuk kemi pasë grup të AKR-së. Po ju lus pas një ore të më telefononi për këtë çështje për shkak se jam në protestë”, ka thënë Tahiri.