13:34 / E Diele, 01 Korrik 2018 / indeksADMonline

Lajm i mirë për Kolumbinë, ylli i ekipit gati për Anglinë

Te Kolumbia kanë marrë një lajm të mirë nga stafi mjekësor para ndeshjes së 1/8 në Kupën e Botës “Rusi 2018”.

Sulmuesi kryesor i ekipit James Rodriguez është rikuperuar nga dëmtimi që pësoi në takimin ndaj Senegalit dhe do të jetë në fushë në përballjen që amerikano-latinët do të luajnë ndaj Anglisë.

Fantazisti, që luan në Bundesliga me skuadrën e Bayern Mynih, ka vetëm një dëmtim të thjeshtë në këmbë dhe jo një këputje të muskujve, ndaj do të jetë rregullisht në fushë.

Deri më tani, James Rodriguez nuk ka realizuar asnjë gol për kombëtaren e tij në Botëror, por ka dhënë dy asist, duke qenë vendimtar me lojën e tij./IndeksOnline/