08:30 / E Enjte, 15 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Lakers “fluturojnë” me 44 pikët e LeBron, në Lindje mposhten Toronto e Milwaukee

Fitorja e katërt radhazi në NBA për Lakers, që sot mundën Portland me rezultatin 126-117, ndeshje me dy pamje, më e mirë për miqtë në të parën. Ndërsa në të dytën erdhi përmbysj e ekipit kalifornian, me të zakonshmin LeBron që realizoi 44 pikë e 10 rebound, magjik në fushë. Ai fitoi duelin me Lillard, që realizoi 31 pikë e 11 asist për miqtë, por që mbetën për statistikë.

Suksesi ngjit Lakers në vendin e shtatë në renditje në Perëndim, ndërkohë që në këtë kah të NBA-së po zhgënjen në këto moment skuadra e San Antonio, që u mund 116-96 nga Phoenix. Një ndeshje jo e mirë për Sprus, gjithnjë në ndjekje të kundështarit, që e meritoi fitoren, Warren me 27 pikë bëri diferencën në fushë për Phoenix, duke i bërë të pavlefshme 24 pikët e DeRozan për miqtë.

Ngjit shkallët në renditje në Lindje ekipi i Boston, që myndi 111-82 Chicago, takim i komanduar nga vendasit, me 6 lojtarë të Celtics që realizuan mbi 10 pikë (41 pikë u realizuan nga lojtarët e stolit). Fitore të lehtë korri Oklahoma, që falë 35 pikëve të George mundi 128-103 Neë York, një ndeshje që ishte një formalitet për Thunder.

Surprizë humbja e Toronto, ekipit që komandon renditjen në Lindje, që u mund 106-104 në fushën e tij nga Detroit. Humbja e tretë sezonale për kanadezët, që e udhëhoqën ndeshjen gjatë gjithë kohës (Leonard 26 pikë), madje u shkëputën deri në 18 pikë, por gabuan në fund. Për Detroit u dallua Griffin me 30 pikë e 12 rebound. Humbet edhe Milwaukee, skuadra e dytë në Lindje, që ashtu si kanadezët u mund në fushën e tij 116-113 nga Memphis (Marc Gasol 29 pikë).

NBA – Rezultatet e sotme

Orlando – Philadelphia, 111-106

Washington – Cleveland, 119-95

Boston – Chicago, 111-82

Brooklyn – Miami, 107-120

Toronto – Detroit, 104-106

Milwaukee – Memphis, 113-116

Minnesota – New Orleans, 107-100

Oklahoma – New York, 128-103

Dallas – Utah Jazz, 118-68

Phoenix – San Antonio, 116-96

Lakers – Portland, 126-117

Temat: