13:42 / E Diele, 06 Maj 2018 / indeksADMonline

LDK përkujton Fehmi Aganin: Vizioni i tij i duhet edhe sot Kosovës

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës së bashku me familjarët e profesorit të ndjerë Fehmi Agani, kanë bërë sot homazhe dhe nderime në 19 vjetorin e vrasjes së tij.

“Ne sot, si Kryesi e LDK-së së bashku me familjarët jemi këtu në nderim të jetës dhe veprës së profesorit dhe akademikut, njeriut të shkencës dhe politikës e të institucioneve, profesor Fehmi Aganit. Në përkujtim të punës së tij të madhe, në 19 vjetorin e vrasjes së tij nga bandat policore, ushtarake dhe paramilitare serbe, çdo vit padyshim që po ndihet mungesa e profesor Aganit. Mençuria e tij, intelektualiteti, largpamësia dhe vizioni i tij si kurrë më parë i duhen edhe sot Kosovës”, u shpreh me këtë rast në emer të Kryesisë së LDK-së , Sekretari i përgjithshëm, Ismet Beqiri.

Ndërsa Mentor Agani, djali i profesor Aganit pasi falenderojë Kryesinë e LDK-së për homazhet dhe respektin për profesor Aganin, ai tha “Na mungon të gjithëve, thjeshtë na mungon të gjithëve ”.