15:26 / E Mërkurë, 10 Janar 2018 / indeksADMonline

LDK tregon gjendjen shëndetësore të Isa Mustafës

Pak më parë është raportuar se ish-kryeministri njëherësh i pari i LDK-së, Isa Mustafa është dërguar në Spitalin Amerikan.

Menjëherë pas këtij informacioni, LDK ka deklaruar se prezenca e Mustafës në spital kishte të bënte me një grip sezonal, si pasojë e të cilit është detyruar që të trajtohet në institucionet shëndetësore, shkruan Indeksonline.

Njëherësh në komunikatën për media thuhet se gjendja e Mustafës është stabile e në përmirësim të vazhdueshëm, dhe shumë shpejt pritet rikuperim i plotë e rikthim në kryerjen e detyrave akademike dhe politike./Indeksonline/

Isa Mustafa dërgohet në spital