21:06 / E Hënë, 22 Tetor 2018 / indeksADMonline

Leci ironizon me Llapin: Sërish e keni ndërruar trajnerin?

Skuadra e Llapit ka pasur rastin të stërvitet me dy trajnerë të ndryshëm këtë sezon.

Llapjanët e filluan sezonin me trajnerin e famshëm, Bylbyl Sokoli, por gjërat nuk shkuan sipas planit.

Pas disa mosmarrëveshje me tij dhe Tahir Batatinas, Llapi vendosi ta shkarkojë Sokolin, transmeton IndeksOnline.

Ditë më parë, në vend të Sokolit, klubi nga Podujeva solli Bekim Shotanin.

E me këtë ndryshim trajnershëm, është tallur mbrojtësi i njohur kosovar, Liridon Leci.

”Prapë, e ka ndërruar trajnerin Llapi? Suksese”, ironizoi Leci me një foto të shpërndarë të trajnerit të Trepça’89, Gugash Magani afër lojtarëve të Llapit./IndeksOnline/

Image may contain: 6 people, outdoor