15:27 / E Diele, 04 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Liria ndalë ecurinë e fitoreve të Dritës, heroi është Liridon Fetahaj

Kanë përfunduar tri ndeshjet e ditës së sontme të Superligës së Kosovës në futboll.

Ndeshja më interesante dhe më dramatike, ashtu siç pritej u zhvillua në Gjilan, ku Drita ishte nikoqir i Lirisë.

Liria arriti që ta mposhtë Dritën në minutat e fundit të ndeshjes, ku Fatih Karahoda shënoi golin e fitores, transmeton IndeksOnline.

Ndeshja interesante u zhvillua edhe në Mitrovicë, ku Trepça’89 barazoi, 1-1 me Gjilanin.

Golin për Gjilanin e shënoi Hysa (’25), teksa për mitrovicasit shënoi Manaj (’76).

Ndërsa, Llapi është rikthyer te fitorja pas humbjes në javën e kaluar.

Kelmendi shënoi golin e fitores për Llapin në minutën e 82-të përballë Ferizajt./IndeksOnline/