21:24 / E Hënë, 08 Tetor 2018 / indeksADMonline

Lirim Kastrati: Më kanë pritur jashtëzakonisht mirë te Kosova

Kombëtarja kosovare në pasditën e sotme, zhvilloi seancën e parë stërvitore para ndeshjes me Maltën.

Kosova është nikoqir i Maltës në stadiumin, ”Fadil Vokrri” të enjten në kuadër të Ligës së Kombeve.

Në këtë stërvitje, mori pjesë për herë të parë edhe sulmuesi i talentuar, Lirim Kastrati, transmeton IndeksOnline.

E pas stërvitjes së sotme, Kastrati ka thënë se për të ka qenë ëndërr ta përfaqësojë vendin e tij.

”Ishte ëndërr e imja që të luaja për Kombëtaren A dhe kjo u bë realitet. Me kanë pritur jashtëzakonisht mirë”.

”Unë do të përpiqem të jap maksimumin tim nëse do të vendos përzgjedhësi që të më inkuadrojë dhe nuk është me rëndësi se nga cila minutë fillojë”, u shpreh Kastrati./IndeksOnline/