10:54 / E Shtunë, 06 Tetor 2018 / indeksADMonline

Lista e Lopetegui, tri mungesa të mëdha

Julien Lopetegui e ka publikuar listën e të ftuarve për ndeshjen me Alaves.

Gareth Bale dhe Sergio Ramos kthehen në ekip pas disfatës në Moskë kundër CSKA në ndeshjen e Ligës së Kampionëve. Pjesë e listës është edhe i riu Vinicius.

Në listë mungojnë tre yje të skuadrës për shkak të lëndimeve, Isco, Marcelo dhe Carvajal.

Portierët: Navas, Courtois dhe Casilla.

Mbrojtja: Varane, Ramos, Nacho, Vallejo, Odriozola dhe Reguilón.

Mesfushorët: Casemiro, Kroos, Modric, Asensio, Ceballos dhe Llorente.

Sulmuesit: Benzema, Bale, Mariano dhe Lucas Vázquez./Indeksonline/

Temat: