22:54 / E Mërkurë, 04 Prill 2018 / indeksADMonline

Liverpool kreu punën në pjesën e parë, bindshëm ndaj City-t (VIDEO)

Liverpool ka shënuar fitore bindëse prej 3:0 ndaj Manchester City-t në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Fillimisht, Mohamed Salah realizoi në minutën e 12-të pas asistimit nga Robert Firmino.

Avantazhin e dyfishoi Alex Oxlade-Chamberlain nëntë minuta më vonë, pas asistimit nga James Milner.

Ndërkaq, Salah doli në pah sërish kur në minutën e 31-të asistoi për Sadio Mane-në për golin e tretë të Liverpool-it.

Temat: