08:07 / E Martë, 18 Shtator 2018 / indeksADMonline

Liverpool – PSG: Përballja kruciale, të rejat nga skuadrat dhe gjithçka tjetër

Finalisti i Champions Leagues në sezonin e kaluar, Liverpooli do ta fillojë kampanjën evropiane sonte në një përballje me Paris Saint-Germain e Thomas Tuchel.

Skuadra e Jurgen Klopp është plotë vetëbesim pas paraqitjeve impresive ndaj klubeve të mëdha në Evropë sezonin e kaluar. Ndryshe, Liverpooli i ka fituar edhe pesë ndeshjet e para në Premier League këtë sezon.

Dhe Klopp dëshiron ta vazhdojë bilancin e 100%-të sonte ndaj PSG-s së Neymarit, Kylian Mbappes dhe Edison Cavanit.

Paris Saint-Germain do ta nisë ndeshjen e sotme me një rekord të mirë në fazën e sulmit, ku vetëm në këtë fillim të sezonit, kanë shënuar tashmë 17 gola në Ligue 1.

Duke u bazuar nga ndeshjet e kaluara, dy skuadrat në fjalë janë ndër më të mirat në fazën e sulmit, transmeton IndeksOnline.

Përballja kruciale:

Trent Alexander-Arnold kundër Neymar Jr.

Skuadra e ”Anfield” tashmë beson se e ka heroin e skuadrës – 19-vjeçarin, Alexander Arnold. Mbrojtësi i krahut e ka gjetur veten në 11-shen startuese dhe konsiderohet si njëri prej futbollistëve më me prespektivë.

Arnold ka kapacitet që të shkëlqejë në krah dhe sonte e ka për detyrë ta markojë Neymarin.

 

View this post on Instagram

 

??? @jumpman23 ?x⚽ @psg ? #jumpman #psg

A post shared by EneJota ?? ? neymarjr (@neymarjr) on

Edhe pse ka pasur ka hasur nganjëherë në vështirësi në përballjet me Marcus Rashford dhe Wilfried Zaha, Arnold pritet që të jetë më i foksuar sonte ndaj Neymarit, i cili ka shënuar 4 gola tashmë.

Të rejat nga skuadra:

Jurgen Klopp mbetet pa Dejan Lovren (i lënduar), derisa Alex Oxlade-Chamberlain vazhdon të rikuperohet nga një lëndim i ligamenteve kruciale – lëndim i pësuar në ndeshjen ndaj Romës sezonin e kaluar.

Edhe Adam Lallana mbetet i lënduar në ijë, ndërsa Roberto Firmino në paraditën e sotme do ta ketë testin e fundit pas lëndimit të pësuar në sy nga Jan Vertonghen.

Klopp ndoshta mund të debutojë me ardhjen e kësaj vere, Fabinho në mesfushë ndaj skuadrës të cilën ai e njeh mjaft mirë pasi që ka luajtur te Monaco në Ligue 1.

Nga ana tjetër, Layvin Kurzaga nuk është i gatshëm pas një operimi në shpinë, dhe i njejti pritet të mungojë deri në vitin e ardhshëm.

Trajnerit gjerman, Tuchel, gjithashtu i mungon edhe mesfushori Lassana Diarra (i lënduar në gju) dhe veterani, Dani Alves, i cili nuk luan që nga maji shkaku i lëndimit të ligamenteve të gjurit.

Formacionet e mundshme:

Liverpool (4-3-3): Alisson; Alexander-Arnold, Gomez, van Dijk, Robertson; Milner, Wijnaldum, Keita; Salah, Firmino, Mane

PSG (4-3-3): Areola; Meunier, Thiago Silva, Kimpembe, Bernat, Veratti, Rabiot, Draxler, Mbappe, Cavani, Neymar./IndeksOnline/