09:45 / E Shtunë, 28 Prill 2018 / indeksADMonline

Liverpooli gati të thyej rekordin e transfereve në verë për këtë portier

Jurgen Klopp është gati të bëjë “çmendurinë” e transfereve në futboll. Trajneri gjerman raportohet se është i gatshëm të thyej rekordin e çmimit për blerjen e portierit të Atletico Madridit, Jan Oblak.

95 milionë euro është i gatshëm Klopp me Liverpoolin që të paguaj për Oblak, aq sa është klauzola e largimit të tij.

Trajneri gjerman tashmë i ka bërë të qartë portierit Mignolet se nuk llogarit më në të dhe se Oblak është i pëlqyeri i tij./Indeksonline/