22:40 / E Diele, 25 Mars 2018 / indeksADMonline

Liverpooli kërkon yllin e PSG-së

Liverpooli është duke menduar të shfrytëzoj një moment pakënaqësie te skuadra e PSG-së, shkruan indeksonline.

Sipas mediave angleze, Reds po mendojnë të hidhen në sulm për mesfushorin argjentinas, Javier Pastore.

Ish-futbollisti i Palermos nuk është në planet e Emery duke u aktivizuar shumë pak këtë sezon, madje në tri ndeshjet e fundit nuk ka luajtur asnjë minutë.

Liverpooli do të vëzhgoj situatën dhe në fund do të bëjë një ofertë që të bind skuadrën dhe vet futbollistin. /IndeksOnline/