08:02 / E Shtunë, 03 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Spalletti: Pastore? Nuk kam folur kurrë me të

Javier Pastore nuk u transferua në “Giuseppe Meazza” për shkak të rrogës së lartë, kështu ka lënë të kuptohet Spalletti.

28 vjeçari argjentinas, Javier Pastore, ishte caku i Interit për afatin kalimtar të janarit, por në fund vendosi të qëndrojë te Paris Saint Germaini.

Sipas Luciano Spallettit, 28 vjeçari nuk u transferua në “Giuseppe Meazza” për shkak se; “ai fiton sa e gjithë skuadra e Interit”.

“Pastore? Nuk kam folur kurrë për të. Dukej pothuajse e pamundur sepse ka diferencë të mëdha në paga mes nesh dhe PSG-së”, u shpreh Spalletti.

“Nëse doni të merrni një lojtar si ai, që fiton më shumë se gjithë lojtarët tanë, fillimisht duhet t’i shikoni statistikat (atë se çka ofron). Sido që të jetë, Rafinha ka pothuajse karakteristika si të atij (Pastores)”, tha mes tjerash Spalletti.