22:58 / E Martë, 11 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Liverpooli shpëton për një fije, Napoli në Europa League

Liverpooli ka kaluar në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve pasi ka mposhtur Napolin merezultat minimal 1-0.

Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Mohamed Salah në minutën e 34-të të ndeshjes.

Në ndeshjen tjetër, PSG ka fituar në Beograd kundër Zvezdës me rezultat 1-4.

Golat për francezët i shënuan Cavani (10’), Neymar (40’), Marquinhos ( 74’) dhe Mbappe (90+2’).

Golin e vetëm për serbët e shënoi Gobeljic në minutën e 56-të.

PSG kalon në rundin tjetër si e parë me 11 pikë, Liverpooli e dyta me 9 pikë, Napoli e treta me 9 pikë ndërsa Zvezda e katërta me 4 pikë. /IndeksOnline/