20:28 / E Mërkurë, 10 Tetor 2018 / indeksADMonline

Llapi e shkarkon trajnerin, “Profa” merr lajmin nga futbollistët

“Telenovela” e Llapit me trajnerin Bylbyl Sokoli ka marë fund përfundimisht.

Drejtuesit e skuadrës nga Podujeva i kanë bërë të ditur “Profës” se më nuk do të drejtoj më skuadrën.

Edhe pse vetë trajneri e ka marrë lajmin nga futbollistët dhe pjestarët e stafit ai e pranon vendimin e tyre.

“Informacionin e kam marrë nga futbollistët dhe pjesa e stafit. Unë do ta rrespektoj vendimin e zyrtareve të klubit”, ka thënë Bylbyl Sokoli.

Llapi është në vendin e tretë në tabelë të Superligës me 16 pikë pas nëntë xhirosh.

Bylbyl Sokoli u sulmua fizikisht pas ndeshjes që skuadra nga Podujeva e humbi kundër Prishtinës në stadiumin “Fadil Vokrri”. /IndeksOnline/