15:50 / E Martë, 13 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Lojërat Olimpike Dimërore: Dita e pestë (Foto)

Lojërat Olimpike Dimërore filluan më 9 shkurt dhe do të mbarojnë me 25 shkurt. Sot u zhvilluar dita e pestë e këtyre lojërave që po mbahen në PyeongChang të Koresë së Jugut.

Gjatë kësaj dite, debutoi edhe Përfaqësuesja e Kosovës me sportistin, Albin Tahiri, shkruan IndeksOnline.

Në sportin e “Alpine Skiing”, me medalje të artë doli garuesi austriak, Marcel Hirscher, me të argjendtë Alexis Pinturault dhe me të bronztë Victor Muffat-Jeandet.

– “Cross-Country Skiing” – femrat:

  1. Stina Nilsson (Suedi)
  2. Maiken Caspersen Falla (Norvegji)
  3. Yulia Beleryukova (sportiste ruse)

– “Cross-Country Skiing” – meshkujt:

  1. Johannes Hoesflot Klaebo (Norvegji)
  2. Federico Pellegrino (Itali)
  3. Alexander Bolshunov (sportist rus)

– “Curling”:

  1. Kanada, e artë
  2. Zvicra, e argjendtë
  3. Atletët Rusë, të bronztë

– “Luge” – femrat:

  1. Natalie Geisenberger (Gjermani)
  2. Dajana Eitberger (Gjermani)
  3. Alex Gough (Kanada)

– “Short Track Speed Skating” – femrat:

  1. Arianna Fontana (Itali)
  2. Yara van Kerkhof (Holandë)
  3. Kim Boutin (Kanada)

– “Snowboard” – femrat:

  1. Chloe Kim (Amerika)
  2. Liu Jiayu (Kina)
  3. Areille Gold (Amerika)

– “Speed Skating” – meshkujt 1.500m:

  1. Kjeld Nuis (Holandë)
  2. Patrick Roest (Holandë)
  3. Kim Min Seok (Korea Jugut).

Sa i përket tabelës së medaljeve, vazhdon kryesimi i Gjermanisë me 9 sosh (5 të arta, 2 të argjendta dhe 2 të bronzta). Në pozitën e dytë qëndron Holanda me 10 medalje (4 të arta, 4 të argjendta dhe 2 të bronzta). Me më së shumti medalje të fituar është Norvegjia me 11, por që ka vetëm 3 të arta, 5 të argjendta dhe 3 të bronzta./IndeksOnline/

Temat: