17:14 / E Martë, 28 Gusht 2018 / indeksADMonline

Lojtari i Gjilanit ftohet nga Kombëtarja e tij për ndeshjen me Argjentinën

Lojtari i Gjilanit, Wilber Perez, që shkëlqeu ndaj KEK-ut, është ftuar nga Kombëtarja e tij, Guatemala.

Perez erdhi në verë tek Gjilani, tek të cilët po njihet me nofkën “Bebote”, shkruan Olle.

“Lojtari i posa ardhur në këtë afat kalimtar Wilber Perez i njoftur dhe me nofkën “Bebote” ka marrë ftesë nga përfaqësuesja e vendit të tij, Guatemala. Bëhet fjalë për dy ndeshjet miqësore që Guatemala i zhvillon kundër Argjentinës me 9 Shtator dhe Ekuadorit me 11 të po këtij muaji.

Ftesa për të tregon se lojtari ka cilësi për dallim nga ardhjet tjera nga jashtë vendit.

Temat: