15:32 / E Martë, 08 Maj 2018 / indeksADMonline

Lori Hoxha ia kthehu portofolin një vajze, sot “universi” e shpërbleu (Foto)

Lori Hoxha është njëra nga trashëgimtaret e njohura të gjigantit mediat “Top Channel” , transmeton Indeksonline.

Ndryshe nga postimet e zakonshme ajo sot ka dhënë një “ligjëratë morali”, themi kështu pasi që ka shpjeguar përmes një postimi se çdo e mirë shpërblehet.

“Dje gjeta një portofol kartash në një taksi dhe e ktheva te vajza e cila e kishte harruar aty, sot e harrova çantën në taksi dhe taksisti ma solli mbrapsht në hotelin tim. Çmenduri se si funksionon universi! Bëjë mirë dhe e mira do të kthehet” ka shkruar Lori./Indeksonline/

Temat: