Lovren i pakënaqur me VAR-in: Nuk ishte penallti
Dje është zhvilluar finalja e Kupës së Botës, ku Franca doli fitues ndaj Kroacisë.
Mbrojtësi i Liverpulit dhe Kroacisë, Dejan Lovren, zbuloi pakënaqësinë e tij kur Francës iu dha një Penallti nga VAR që në gol e shndërroi Griezmann.
Gjyqtari Argjentinas Nestor Pitina përdori VAR për të përcaktuar se goditja me dorë e topit nga Ivan Perisic ishte një penallti, shkruan indeksonline.
Mbrojtësi i Liverpulit tha: “Isha i sigurt se gjyqtari nuk do të jepte Penallti”.
“Lojtari ynë nuk ka mundur të reagoj, është e pamundur kur jeni aq afër topit, ishte një moment kritik pasi sapo u kthyem në 1-1, VAR punon por sigurisht që duhet të përmirësohet”, u shpreh Lovren.
Edhe pse VAR ka eliminuar dyshime të mëdha, prapëseprapë është kritikuar për disa vendime. /IndeksOnline/