08:26 / E Diele, 11 Mars 2018 / indeksADMonline

Luajti 4 ndeshje me Kosovën, talenti tani pjesë e Zvicrës? (Foto)

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka humbur një super talent.

Bëhet fjalë për Idriz Voca i cili tashmë është ftuar për Kombëtaren e Zvicrës në grupmoshat U21, shkruan IndeksOnline.

Voca është ftuar për dy ndeshjet e Zvicrës, më 23 mars kundër Maltës dhe më 27 mars kundër Italisë.

Mund të duket befasi ftesa e Zvicrës për kosovarin, pasi ky i fundit ka zhvilluar afro 4 paraqitje me Kosovën.

Në listën e Zvicrës është një tjetër emër shqiptar, ai i Andi Zeqirit./IndeksOnline/