14:58 / E Mërkurë, 21 Shkurt 2024 / LB

Malisheva “ilaç”, për Prishtinën, çimenton pozitën e katërt

Skuadra e Malishevës ka shënuar një tjetër fitore ndaj skuadrës së Prishtinës. Në ndeshjen e zhvilluar në stadimin “Sami Kelmendi”, në Lipjan, Malisheva ka shënuar fitore të pastër me rezultat 0:2

Golin e parë për skuadrën e Malishevës e ka shënuar, Altin Aliu, ndërsa golin e dytë e realizoi Rilind Haziraj.

Malisheva me këtë fitore betonon vendin e katërt, ndërsa Prishtina mbetet në pozitën e pestë./IndeksOnline/