17:59 / E Martë, 26 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Manchester United i thotë titullit, “Harro.Com” (Video)

Manchester United është ndalur në Old Traford nga Burnley me rezultat 2-2, në ndeshjen e xhiros së 20-të të Premierligës.

Burnley shënoi dy gola të shpejtë në pjesën e parë, me Ashley Barnes dhe Steven Defour.

United u kundërpërgjigj me Lingard me dy gola në minutën e 52-të dhe në minutat shtesë.

Manchester United mbetet në pozitën e dytë me 43 pikë, 12 pikë më pak se Manchester City. /IndeksOnline/