08:11 / E Hënë, 26 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Manchesteri vendos të rinovoj me yllin e skuadrës

Manchester United është gati t’i ofrojë një kontratë të re trevjeçare Juan Mata-s, sipas raporteve në Angli.

Kontrata aktuale e fantazistit spanjoll skadon në fund të sezonit.

Arsenal dhe Atletico Madrid thuhet të jenë duke monitoruar situatën e Mata-s, por forma e mirë e treguar nga mesfushori mund të ketë bindur Jose Mourinho-n ta mbajë në klub.

Unitet ka shpenzuar 40 mln euro për të transferuar Mata-n në Old Trafford nga Chelsea në vitin 2014 dhe që prej asaj kohe është kthyer në një nga lojtarët e preferuar të tifozëve.

Tani Daly Star raporton se drejtuesit e United duan me çdo kusht të rinovojnë me ish-lojtarin e Valencia-s deri në vitin 2022.

Gjithsesi, muajin e kaluar është zbuluar se Mata akoma nuk ka vendosur mbi të ardhmen e tij.