22:23 / E Martë, 26 Qershor 2018 / indeksADMonline

Maradona nuk përmbahet, bën gjest shumë të turpshëm (Video)

Diego Armando Maradona ka qenë prezent në çdo ndeshje të Argjentinës në Kupën e Botës që po mbahet në Rusi.

Legjenda e futbollit është dukur shumë emocional në çdo minutë të ndeshjes së fundit kundër Nigerisë.

Në një moment ai nuk ka mundur ta përmbajë veten duke shfaqur karakterin e tij, shkruan indeksonline.

Maradona gjatë festimit të golit të dytë ka treguar gishtin e mesit për tifozët e Nigerisë.

Kjo nuk është hera e parë që njëri nga futbollistët më të mirë në histori të futbollit bën gjeste të pahijshme. /IndeksOnline/