22:20 / E Enjte, 07 Qershor 2018 / indeksADMonline

Marcelo: Neymar i ka dyert hapur, Ronaldo nuk e zotëron Realin

Marcelo ia ka hapur dyert bashkëkombasit të tij në skuadrën e Real Madridit dhe këmbëngul se lojtari i PSG nuk është i papajtueshëm për Ronaldon.

Marcelo dha këtë deklaratë në një konferencë për shtyp lidhje duke folur për kombëtaren e Brazilit.

I pyetur për një largim të mundshëm të Ronaldos nga Maridi dhe nëse kjo do të ndikonte që Neymar të nënshkruante për madrilenët, Marcelo buzëqeshi por dërgoi një mesazh të qartë: “Cristiano nuk e zotëron Real Madridin, nëse presidenti dëshiron të nënshkruaj me dikë ai e bën atë. E gjithë skuadra dëshiron që Cristiano të qëndroj, por Neymar ka gjithmonë dyert e hapura në skuadrën tonë. Real duhet gjithmonë të kërkoj lojtarët më të mirë. Një ditë Neymar do të luaj në Real Madrid”.

Marcelo nuk heziton dhe e sheh bashkëkombasin e tij si trashëgimtar të Cristianos për Top të Artë: “Deri tani unë nuk i kuptoja kritet për të fituar Topin e Artë. Nuk e di nëse është për tituj, për sezon apo kualitetet. Varet nga votat, ai që ka më shumë vota fiton. Për mua Cristiano është më i mirë për momentin dhe Neymar me siguri do të jetë i njejtë si Cristiano” . /IndeksOnline/

Temat: