14:51 / E Mërkurë, 10 Tetor 2018 / indeksADMonline

Marcelo rikthehet në stërvitje, pritet të luajë në ”El Clasico”

Real Madridi e ka kompletuar seancën e tretë stërvitore të kësaj jave pa futbollistët që janë të angazhuar në Kombëtaret përkatëse dhe e rëndësishmja është se Marcelo është paraqitur në stërvitje këtë javë.

Kështu, Marcelo pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës më 20 tetor ndaj Levantes.

Dani Carvajal dhe Karim Benzema nuk u stërvitën me grupin sot pasi që ata janë duke u rikuperuar nga lëndimet e pësuara, transmeton IndeksOnline.

Marcelo u lëndua në ”Estadio Ramon Sanchez Pizjuan” dhe pavarsisht kritikave për fillimin e dobët këtë sezon, ”Los Blancos” nuk kanë fituar në mungesë të tij.

Isco gjithashtu është duke punuar në palestër, teksa ai synon ”El Clasico-n” më 28 tetor.

Pjesa tjetër e skuadrës punoi nën urdhrat e Julen Lopeteguit dhe në këtë seancë kishte edhe lojtarë nga akademia./IndeksOnline/